Kjo faqe tregon, me fjalë të thjeshta, si i mbrojmë të dhënat që bizneset vendosin në programet e DM Consulting Services: Dua eAvokat, Dua eKlinike, Dua Car Rental System, Dua Real Estate System dhe Dua Tour Booking System. Shkruajmë vetëm atë që bëjmë sot.
Të dhënat janë tuajat
- Ju mbetet pronësia mbi gjithçka që vendosni në program. Ne nuk i shesim, nuk i përdorim për reklama dhe nuk i përdorim për të trajnuar inteligjencë artificiale.
- Kur largoheni, me kërkesë ju japim një kopje të të dhënave në një format të zakonshëm (Excel dhe skedarët e ngarkuar), pa tarifë daljeje.
- Kur vini nga një program tjetër ose nga Excel, të dhënat mund t'i ngarkoni vetë; në paketën Pro importin jua bëjmë ne falas.
Si i mbrojmë
- Lidhje e koduar kudo (HTTPS). Shfletuesi detyrohet të përdorë gjithmonë lidhjen e koduar.
- Çdo biznes i ndarë. Të dhënat e një biznesi nuk shihen nga asnjë biznes tjetër.
- Hyrje me dy hapa. Stafi me të drejta të plota konfirmon hyrjen me një kod me email ose me aplikacion autentifikimi.
- Role. Ju vendosni kush sheh dhe kush ndryshon çfarë.
- Fjalëkalime dhe çelësa të koduar. Fjalëkalimet nuk ruhen kurrë si tekst; çelësat e lidhjeve me shërbime të tjera ruhen të koduar.
- Mbrojtje nga robotët. Formularët publikë dhe hyrja mbrohen nga Cloudflare.
- Regjistër aktiviteti. Veprimet kryesore të stafit shënohen.
- Ne hyjmë vetëm për t'ju ndihmuar. Stafi ynë e hap panelin tuaj vetëm përmes një "sesioni mbështetjeje" që shënohet me emrin e personit.
Të dhënat shëndetësore (Dua eKlinike)
- Kartela mjekësore është e enkriptuar. Alergjitë, sëmundjet, barnat, shënimet e vizitave, recetat dhe arsyeja e vizitës ruhen të enkriptuara, të palexueshme në bazën e të dhënave dhe në kopjet rezervë.
- Vetëm ata që e trajtojnë pacientin. Recepsioni dhe financa nuk e shohin kurrë kartelën mjekësore; mjekët dhe asistentët po.
- Çdo hapje regjistrohet. Drejtori i klinikës sheh kush e hapi kartelën e çdo pacienti, kur dhe nga ku.
- Mjekët hyjnë me hapin e dytë, si drejtori dhe financa.
- Kurrë në njoftime. Email-et për stafin, njoftimet në Telegram dhe regjistrat tanë nuk mbajnë kurrë emra pacientësh ose të dhëna shëndetësore.
Kopjet rezervë
- Kopje rezervë çdo natë, të koduara, të mbajtura veç serverit kryesor.
- Provojmë që kopjet rikthehen me të vërtetë.
Kur një shërbim i jashtëm ka problem
SMS-të, pagesat online, GPS-i dhe shërbime të tjera të jashtme kanë çelësin e vet të ndezjes. Nëse njëri prej tyre bie, e fikim (ose fiket vetë) dhe pjesa tjetër e programit vazhdon të punojë.
Ku mbahen të dhënat
- RENTAL, REALTY dhe Dua Tour Booking System: në serverin e DM Consulting Services në Shqipëri, me kopje rezervë të koduar në Cloudflare R2.
- Dua eAvokat: në serverë në Bashkimin Evropian (Hetzner) dhe në Shqipëri.
Lista e plotë e shërbimeve që prekin të dhënat (nënpërpunuesit) është në marrëveshjet e përpunimit: Dua eAvokat, Dua eKlinike dhe Rental, Realty, Tours.
Nëse ndodh një cenim
Ju njoftojmë pa vonesë dhe jo më vonë se 48 orë, me atë që dihet dhe çfarë po bëjmë.
Na raportoni një problem sigurie
Nëse gjeni një dobësi në programet ose faqet tona, na shkruani në [email protected]. Ju përgjigjemi shpejt dhe nuk ndërmarrim asnjë hap ligjor kundër kujt raporton me mirëbesim.